Milan në kërkim të një “bomberi”, piketohet sulmuesi i Leipzig
Milan thuhet së është interesuar për sulmuesin e Leipzig, Benjamim Sesko për merkaton e verës, megjithëse slloveni nuk është i vetmi në listën e dëshirave për të zëvendësuar Olivier Giroud.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, Sesko raportohet të jetë ndër objektivat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.
Giroud dhe Luka Jovic shohin kontratat e tyre të skadojnë në verë dhe, pavarësisht nga e ardhmja e tyre, Milan pritet të bëjë një investim të madh në repartin sulmues.
Sipas mediumit në fjalë, Sesko vlerësohet nga Leipzig plot 50 milionë euro.