Milan – Juventus, kështu mbyllet pjesa e parë
Sonte po zhvillohet derbi i zjarrtë mes Milanit dhe Juventusit, me dy skuadrat që po kalojnë nëpër një formë të mirë.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur pa gola 0:0.
Në minutën e 40-të ishte një moment shokues për Milanin, pasi Malick Thiaw bëri një ndërhyrje të palejueshme në Moise Keane që ishte lojtari i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq, raporton lajmi.
Ndeshja ka nisur në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Milani ka katër fitore rresht dhe një humbje në pesë takimet e fundit dhe do të synojë ta zgjasë këtë seri pozitive.
Në anën tjetër, Juventusi ka një formë pak më të luhatshme, pasi ka tri fitore, një humbje dhe një barazim në pesë takimet e fundit.