Ndeshja kryesore e Serie A për këtë javë është ajo që zhvillohet midis Milanit dhe Juventusit.
Pritshmëritë po rriten për ndeshjen e madhe të javës së nëntë të Serisë A e planifikuar për të dielën në mbrëmje, në orën 20:45.
Sërish do të jetë një “San Siro” i nxehtë që do të mirëpresë dy skuadrat, të distancuara në renditje me katër pikë. Kuqezinjtë janë të parët, ndërsa skuadra e Masimiliano Alegrit në vendin e tretë.
Milani që është vendas vjen në këtë ndeshje si lider i kampionatit me 21 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 pikë.
Media italiane raporton se janë shitur të gjitha biletat e kësaj ndeshjeje, pra “San Siro” është tashmë “sold out”.
Mes fansave të pasionuar të “San Siros”, më shumë se 45% do të jenë nën 30 vjeç, 68% nën 40 vjeç dhe 18% e të pranishmëve do të jenë femra të paktën këto janë raportete dhe shifrat e publikuar anga “Gazzetta dello Sport”.
Për më tepër, tifozët e Milanit po shkojnë në stadium nga çdo cep i botës: 35% të spektatorëve janë nga jashtë Italisë, duke përfshirë tifozë nga Belgjika, Franca, Polonia, SHBA-ja, Holanda, Gjermania, Brazili, Finlanda dhe shumë vende të tjera.