Milan-Inter luajnë me stadiumin e stërmbushur

Milan-Inter luajnë me stadiumin e stërmbushur

Derbi mes Milanit dhe Interit është planifikuar të zhvillohet më 22 prill.

Do të jetë hera e parë në histori që dy skuadrat do të përballen të hënën. Por kjo mund të mos jetë arsyeja e vetme pse kjo sfidë mund të hyjë në histori.

Nëse Inter kryesues do ta ruante diferencën midis 13 dhe 15 pikëve ndaj kuqezinjve, atëherë titulli do të ishte i mundur matematikisht vetëm me një fitore kundër skuadrës së Stefano Piolit në derbin e 22 prillit. Pritja po rritet, padyshim edhe në kërkimin e biletave.

Do të ketë rreth 7 mijë bileta të rezervuara për tifozët e Interit. Ndërsa 75 mijë do të jenë me ngjyra kuqezi.

Një derbi që po shkon drejt një sold-outi. Pavarësisht se në kampin zikaltër nuk e trumbetojnë me të madhe, për tifozët do të ishte diçka e jashtëzakonshme nëse festojnë përpara fytyrës së kushërinjve të tyre.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori që një titull kampion të fitohet zyrtarisht në derbi. Por ka gjithmonë një herë të parë.

Share This