Milan-Inter, kështu mbyllet derbi madh italian
Një gol në fund shpëton Interin, zikaltërit shmangin disfatën në derbi
Inter shmang disfatën në derbin ndaj Milanit, me ndeshjen e javës së 23-të që u mbyll 1-1.
Kuqezinjtë realizuan në minutën e 45-të me anë të Reijnders.
Zikaltërit u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe ushtruan presion, mirëpo 3 herë shtylla i mohoi golin e barazimit zikaltërve. Në shtesë, një asist perfekt i Zaleëskit për De Vrij, me holandezin që nga fare pranë gjen rrjetën.
Me këtë rezultat, ekipi i Inzaghit është në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Milan është në vendin e tetë me vetëm 35 pikë.