Milan-Inter, ja kur luhet derbi më i zjarrtë në Itali
Derbi i Milanos u shty për shkak të angazhimit të kuqezinjve në çerekfinalen e Europa League kundër Romës.
Por, Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe oraret e reja të sfidave të kampionatit italian.
Derbi Milan-Inter (java e 33-të) do të luhet të hënën më 22 prill në orën 20:45.
Derbi i kryeqytetit Roma-Lazio (java e 31-të) do të luhet të shtunën më 6 prill në orën 18:00 në “Olimpico”.
Derbi tjetër Torino-Juventus (java e 32-të) do të luhet të shtunën më 13 prill në orën 18.00.