Milan-i s’heq dorë nga ylli i tyre, përgatit kontratën e re
Klubi italian, Milan raportohet se është duke përgatitur ofertën për Theo Hernandez.
“Rossonerët” janë të kënaqur me formën që po tregon ylli francez të cilin synojnë ta mbajnë në ‘San Siro’ edhe disa sezone.
Disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe PSG-n janë të interesuara për Hernandez-in, mirëpo, sipas medieve italiane, Milani do ta ‘blindojë’ yllin e tyre me kontratën e re.
Hernandez është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe ka vazhduar të jetë një pjesë thelbësore e skuadrës së Stefano Piolit, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 28 asistime në 176 ndeshje të Milanit.
Kontrata aktuale e francezit me skuadrën italiane është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por sipas “Calciomercato”, Milani po përgatitet të nis negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës së re.