Milan-Dortmund, Pioli: Ata nuk e njohin ‘San Siron’ në Champions
Me Dortmundin ka vetëm një rezultat. Milani i Piolit e di se për të shpresuar ende për t’u kualifikuar në 1/8 e Champions League, duke kaluar grupin e hekurt me PSG dhe Newcastle, duhet të mposhtin Dortmundin në “San Siro”, pavarësisht emergjencës shumëvjeçare, mungesave të rëndësishme dhe kundërshtarit më cilësor.
“Mund të jetë ndeshja e kthesës në kompeticion, – komentoi Pioli, – Do të duhet një qëndrim i madh dhe pastaj ata nuk e njohin San Siron në netët e Champions League…”.
“Të gjitha ndeshjet mund të ndryshojnë sezonin, ne e dimë objektivin tonë. Kundër Dortmundit është një hap i rëndësishëm dhe pothuajse vendimtar që do ta përballojmë me mentalitetin e duhur”, komentoi Pioli.
“Kundër PSG-së luajtëm një ndeshje të nivelit të lartë, me besim dhe dëshirë për të vuajtur: karakteristika që janë gjithashtu të nevojshme edhe kundër Dortmundit”.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, pothuajse një pikë kthese për grupin. Ne e njohim mirë Dortmundin, ata janë të fortë, do të krijojnë vështirësi por edhe mund të vuajnë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar”.