Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të përfitojë francezi
AC Milan dhe Theo Hernandez raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës.
Sipas mediave italiane, reprezentuesi francez do të firmosë një kontratë të re me skuadrën ‘Rossonere’ deri në verën e vitit 2029, dhe paga e tij do të jetë pesë milionë euro në sezon.
“Theo Hernandez është drejt rinovimit me Milanin. Francezi do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2029. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon dhe 1.5 milionë euro bonuse të ndryshme”, shkruajnë mediet italiane.
Hernandez është një nga lojtarët kryesorë te Milan, skuadër kjo që pak ditë më parë fitoi Superkupën e Italisë, duke mundur rivalin e përbetuar Interin me rezultatin 2-3.