
Milan-Conceiçao drejt lamtumirës, bëhet gati Tassotti
Fakti që situata mes Milanit dhe Conceiçao është e komplikuar dhe pothuajse e komprometuar nuk lidhet vetëm me një renditje që i sheh kuqezinjtë larg një vendi në Champions League të ardhshme.
Nuk mungojnë as fjalët e trajnerit portugez që ka lëshuar nxehtësi pas humbjes ndaj Bolonjës. Thashethemet rreth tij po bëhen gjithnjë e më të forta. Klasikja “nëse doni, unë largohem” bën jehonë për herë të tretë këtë sezon. Një mesazh i qartë për klubin.
Edhe fjalët e Leaos që shpjegoi pas ndeshjes se zgjedhja për të sulmuar vetëm duke shfrytëzuar topa të gjatë ishte një tregues i qartë i trajnerit, se marrëdhënia me grupin nuk duket tamam idilike.
Milani ka dy zgjedhje, përpara asaj që duket si e dhënë dhe që është lamtumirë në fund të sezonit. E para është të mbajë teknikun aktual deri në qershor, e dyta është të përdorë një nga të shpisë. Emri është gjithmonë ai i një flamuri të mirë për të gjitha stinët: Mauro Tassotti. Një kuqezi i vërtetë, një jetë mes fushës dhe pankinës, i drejtoi kuqezinjtë në sezonin 2000/2001 së bashku me Cesare Maldini.
Dyshja zëvendësoi Zaccheronin dhe ishin në stol në fitoren e famshme 6-0 në derbin kundër Interit të Tardellit. Tassotti u rikthye në kompaninë mëmë duke iu bashkuar stafit teknik të Milan Futuro. Ai mund të jetë personi i duhur për të udhëhequr kuqezinjtë në kërkim të një fundi dinjitoz të sezonit.