Mikel Merino, zyrtarisht lojtar i Arsenalit

Tashmë edhe zyrtarisht Mikel Merino është lojtar i Arsenalit.

Merino i bashkohet klubit anglez nga Real Sociedadi.

Reprezentuesi i Spanjës, i cili bëri paraqitje fantastike në ‘EURO 2024’ tashmë është prezantuar tek klubi nga ‘Emiratës’.

Arsenali ka paguar 32.5 milionë euro në arkat e spanjollëve të Real Sociedad, të cilët do të përfitojnë edhe 5 milionë të tjera në formë bonuses.

Merino me Arsenalin ka firmosur kontratë 4-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Share This