Miftari prezanton ekipin e ri drejtues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Miftari prezanton ekipin e ri drejtues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Dekani i ri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asst. Florian Miftari, ka emëruar ekipin e tij të prodekanëve, duke përzgjedhur personalitete të spikatura akademike që do të ndihmojnë në drejtimin dhe avancimin e fakultetit në nivele të reja.

Në pozicionin e Prodekanit për Mësim dhe Çështje të Studentëve është emëruar prof. asst.

Malsor Gjonbalaj, një figurë me përvojë të gjatë në sport dhe edukimin në mbështetjen e studentëve.

Përveç ekspertizës së tij të njohur në fushën e futbollit dhe edukimit fizik prof. Gjonbalaj do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e përvojës akademike të studentëve dhe zhvillimin e programeve mësimore.

Ndërkohë, në pozicionin e Prodekanit për Shkencë dhe Marrëdhënie me Jashtë, është emëruar prof. asst. Faton Tishukaj.

Me një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare në kërkimin shkencor dhe një përkushtim të madh për ndërtimin e urave bashkëpunuese ndërkombëtare, prof. Tishukaj do të jetë një figurë kyçe në avancimin e projekteve kërkimore të fakultetit dhe krijimin e partneriteteve të reja me institucione të huaja.

Në njoftimin për medie të këtij institucioni thuhet se Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, me këtë ekip të ri drejtues, është i përkushtuar të vazhdojë përpjekjet për arritje të larta akademike dhe të ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, duke u ofruar studentëve mundësi të reja për zhvillim personal dhe profesional.

Share This