Mickoski: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e mobilizuar për pasojat e zjarrit në Koçan

Mickoski: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e mobilizuar për pasojat e zjarrit në Koçan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se më dhimbje të thellë e ka marrë lajmin për shpërthimin e zjarrit në Koçan, ku mbetën të vdekur 51 persona dhe mbi 100 të plagosur.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme.

“Në këto momente pikëllimi të thellë, lutjet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe qeveria do të bëjnë të pamundurën për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen dhe për t’i ndihmuar në këto momente më të vështira”, ka thënë Mickoski.

Ai ka thënë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura”, ka thënë Mickoski.

Share This