Miami triumfon në fushën e Bostonit, Oklahoma fiton pa probleme ndaj New Orleans
Dy ndeshje të luajtura në çerekfinalet e “play-off”-it në NBA, nga një për secilën Konferencë.
Në Lindje, ekipi i Miamit fitoi me rezultat 111-101 në fushën e Boston, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Të gjithë titullarët e ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë, me Tyler Herro që ishte protagonist me 24 pikë e 11 asistime. Adebayo e Martin realizuan nga 21 pikë secili për Miamin. Për Bostonin, dyshja Brown-Tatum realizoi 61 pikë, por që mbetën për statistikë. Në Perëndim, skuadra e Oklahomas udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve ndaj New Orleans, pas fitores me shifrat 124-92.
Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që u renditën të parët në sezonin e rregullt. Të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, me Alexander Shai protagonist, autor i 33 pikëve, mbështetur nga Holmgren me 26 pikë. Për miqtë, mungoi lojtari lider.
Çerekfinalet – Konferenca e Lindjes
Cleveland – Orlando (2-0)
New York – Philadelphia (2-0)
Boston – Miami 101-111 (1-0)
Milwaukee – Indiana (1-1)
Çerekfinalet – Konferenca e Perëndimit
Minnesota – Phoenix (2-0)
Denver – Lakers (2-0)
Clippers – Dallas (1-1)
Oklahoma – New Orleans 124-92 (1-0)