Mezani i Gjilanit pas humbjes nga Prishtina: Jam i zhgënjyer, ishim përgatitur shumë mirë

Mezani i Gjilanit pas humbjes nga Prishtina: Jam i zhgënjyer, ishim përgatitur shumë mirë

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë pas ndeshjes se është i zhgënjyer me eliminimin nga Kupa e Kosovës për shkak se ndeshjen ndaj Prishtinës e kishin përgatitur shumë mirë.

“Jam i zhgënjyer sepse ishim të përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. E dinim që kemi të bëjmë me një kundërshtar që mbrohet mirë. Do të doja që të ishim me lojtarë të barabartë në numër sepse do të kishte më shumë hapësira. Na mungoi edhe fati, sepse kishim mundësi shënimi. Ne stërvitemi vazhdimisht, gjuajmë në drejtim të portës, problemi është se në portë duhet goditur për të shënuar. Prishtina u mbrojt mirë edhe me 10 lojtarë dhe nuk na la hapësira”, deklaroi trajneri Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Prishtina u kualifikua në çerekfinale të Kupës, pas ekzekutimit të penalltive.

Share This