Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beqar, ajo do ishte me mua
Ish-konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Mevlani ka thënë se nuk e ka besuar që mund të dali para Lelës e Leos.
Madje ai shton se ata e kanë merituar të dalin para tij, njofton Klankosova.tv.
Të jem i sinqertë, nuk e kam besuar se do të dilja këtë javë, ndoshta në momentet e fundit kur kemi mbetur vetëm unë dhe Ana, ndjeja diçka që mund të isha edhe unë. Unë e kam menduar se do të dali Lela ose Leo, ashtu kështu këtë e kam bërë për dy javë, për t’i nxjerr në nominim. Ata e meritonin të dilnin para meje, por zgjedhja është e publikut”, tha kështu Mevlani në emisionin “Big Talk”.
Mevlani shprehet se me jetën jashtë është duke u mësua, e shton se njëherë normale që ka çudira.
Madje ai fol edhe rreth raportit të tij me Dianën, për të cilën thotë se nëse ai do ishte ‘single’, ajo do ishte bashkë me të.
“Po mësohem avash-avash me jetën jashtë, te ne thonë që tri ditë zgjatë çudira”.
“Ndaj Dianës nuk ka pasur asgjë serioze, por të isha single ajo do ishte me mua”, deklaroi Mevlani.