Messi vjen më një tjetër super gol, Inter Miami fiton Kupën e Amerikës

Messi vjen më një tjetër super gol, Inter Miami fiton Kupën e Amerikës

Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në Amerikë. Asi argjentinas ka shënuar një tjetër gol për Inter Miami, skuadër kjo që fitojë Kupën e Amerikës.

Miami mundi Nashville-n pas ekzekutimit të penalltive duke fituar trofeun e dytë për nga rëndësia në tokën amerikane.

Ishte pikërisht kapiten Messi ai që zhbllokoi rezultatin me një super gol në minutën e 23 të takimit, me Nashville që nuk do të dorëzohej lehtë dhe do të arrinte të barazonte ndeshjen në minutën e 57 me Picault.

Në ekzekutimin e penalltive, , të dyja ekipet gabuan nga një herë, ndërsa më pas do ishin goditjet nga portierët ata që do të përcaktonin fituesin, pasi gardiani i Nashville nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë, ndryshe nga ai i Inter Miami.

Messi, i cili gjatë kësaj verë, iu bashkua Inter Miami nga PSG-ja fiton trofeun e 44 në karrierë, duke u bërë kështu lojtari me më së shumti trofe më histori.

Share This