Messi vazhdon shkëlqimin, debuton me gol edhe në MLS

Messi vazhdon shkëlqimin, debuton me gol edhe në MLS

Asi argjentinas Lionel Messi ka debutuar me gol edhe në MLS.

Sulmuesi argjentinas, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Inter Miamit nga PSG-ja, ka shkëlqyer në garat e Kupës së Amerikës, madje, falë formë së tij të përkryer, Inter Miami pak ditë më parë fitojë trofeun e Kupës së Amerikës.

Messi ka debutuar me gol edhe në kampionatin amerikan (MLS). Inter Miami mundi në udhëtim New York Red Bulls (0-2).

Në ndeshjen ndaj New York Red Bulls, Messi hyri si zëvendësues në minutën e 60-të për të debutuar në sezonin e rregullt në MLS. Inter Miami po udhëhiqte 0-1 me gol të Gomez në minutën e 37-të.

Pak para se të mbyllej takimi (89’), pas një kombinimi me Cremaschin, realizoi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme golin e tij të parë në MLS dhe të 11-tin në total me fanellën e Inter Miamit.

Share This