Messi uron që Di Maria ta përmbyllë me gol me Kombëtaren
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka shprehur dëshirën që shoku i tij i skuadrës, Angel Di Maria, ta përfundojë karrierën e tij për Argjentinën në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar një gol në finalen e Copa America kundër Kolumbisë këtë të dielë.
Angel Di Maria ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme që zgjati plot pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe, Di Maria ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke kontribuar me tridhjetë e një gola në 144 paraqitje për Argjentinën. Ai ka luajtur në gjashtë edicione të Copa America dhe katër Kupa Bote.
“Ndoshta ai do të shënojë gol në finale. Do të ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë tha Messi në një intervistë për Direct TV Sports.