Messi sërish rrëmben “Topin e Artë”
Asi argjentinasi Lionel Messi sërish ka rrëmbyer trofeun “Topi i Artë” nga Gazeta e famshme franceze ‘France Football’.
Sulmuesi argjentinas fitojë garën ndaj Kylian Mbappe-s dhe Erling Haaland, duke fituar sërish çmimin e lojtarit më të mirë në botë.
Ky është “Topi Artë” i teti në karrierën e Messit, i cili me Argjentinën fitojë Kupën e Botës.
Messi, i cili gjatë verës që lamë prapa, ku bashkua Inter Miamit nga PSG-ja, ka qenë njeriu kryesor në suksesin e Argjentinës, derisa ai shfaqi formë të lartë edhe në fanellën e PSG-së, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Ligue 1.