
Messi rrezikon të humbasë ndeshjet kundër Uruguait dhe Brazilit
Leo Messi është në dyshim serioz për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që Argjentina e tij do të luajë kundër Uruguait dhe Brazilit.
Siç raporton Tyc Sports Argentina, “pleshti” mund të detyrohet të mungojë në këto sfida për shkak të një problemi në këmbën e majtë të pësuar në ndeshjen që Inter Miami luajti të dielën kundër Atlantës në kampionatin amerikanë të futbollit.
Kombëtarja argjentinase do të sfidojë Uruguain në 22 mars dhe Brazilin në 26 mars në dy ndeshjet e radhës së kualifikueseve të Botërorit 2026. Argjentina kryeson grupin e Amerikës Latine me 25 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje të luajtura.