Messi nuk do të rikthehet te Barcelona as në formë huazimi
Lionel Messi raportohet nuk do të kërkojë një huazim të mundshëm te Barcelona në janar.
Pasi Inter Miami mbeti jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS, nisën spekulimet se ylli argjentinas mund të rikthehet në “Camp Nou” në formë huazimi.
Megjithatë, kjo nuk pritet që të ndodhë – pavarësisht se sezoni i ri do të fillojë në shkurt.
Messi mbetet i vendosur të luajë për Argjentinën në ndeshjet e këtij viti dhe ai dëshiron të qëndrojë në ShBA për të ruajtur fizikun e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në nëntor.
Trajneri i Inter Miami, Tata Martino, ka hedhur poshtë tashmë spekulimet për rikthimin e 36-vjeçari në Barcelonë.
Edhe sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është i gatshëm të luajë edhe në miqësoret e skuadrës amerikane, për të mos u larguar.
“Messi nuk po konsideron ndonjë lëvizje huazimi pavarësisht lidhjeve me Barcelonën dhe klubet saudite. Fokusi i plotë te Inter Miami dhe Argjentina”, shkroi Romano.