Messi, një tjetër sulm ndaj PSG-së: Jam i vetmi kampion bote që…
Te PSG nuk ishte ashtu siç prisja. Por gjithmonë them se gjërat ndodhin për një arsye. Mendoj se nuk isha mirë atje dhe mu desh të bëhesha kampion bote atje”.
Këto janë fjalët e Leo Messit, në mikrofonat e “Olga en Vivo”.
“Në Francë, – vijon Messi, – situata ishte e kuptueshme, kam luajtur për kombëtaren që i mundi, i kuptoj, në njëfarë mënyrë është faji ynë që ata nuk mundën të bëhen kampionë bote”.
Pikërisht për këtë arsye Messi shton:
“Isha i vetmi kampion bote që nuk pata vlerësim nga klubi”. Pas të shkuarës, shikoni të ardhmen:
“Kupa e Amerikës? Do të shohim, varet se si ndihem. Do të shohim si do të shkojë kampionati dhe ndeshjet. Do të shoh dita-ditës, mbeten edhe 3 vite më pas.Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të bëj.
Më pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me futbollin,më pëlqen të jem me fëmijët,të jap mësim.
Më pëlqen edhe ideja për të qenë drejtor sportiv. Por ende nuk e di se çfarë do të bëj”.