Messi në prag divorci me Antonelën? Historia me gazetaren bën bujë
Një lajm i bujshëm ka pushtuar rrjetin ditën e sotme, bëhet fjalë për yllin argjentinas, Lionel Mesi, i cili raportohet se është në prag divorci me bashkëshorten e tij Antonela.
Sipas “Directo do Miolo” pretendohet se Messi e tradhtoi partneren e tij, me të cilën ka dhe 3 fëmijë, me një gazetare që ndjek ekipin argjentinas të futbollit.
Bëhet fjalë për gazetaren Sofia Martinez, por sipas mediave braziliane marrëdhënia e tyre ka shkuar deri në intimitet.
Tradhtia thuhet se ka ndodhur pas plot 15 vitesh martesë. Situata mes çiftit pretendohet të jetë tepër e trazuar, gjithsesi në ditët në vijim pritet që kjo histori të sqarohet përfundimisht.