Messi mund të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Inter Miami, mesoni arsyen
Lionel Messi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë, konfirmoi klubi i tij Inter Miami.
“Messi ka të ngjarë të humbasë të paktën dy ndeshjet e ardhshme të Inter Miami, skuadra e tij në Major League Soccer, për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës gjatë finales së Copa America”, tha trajneri i Miami, Gerardo Martino.
37-vjeçari pësoi dëmtim në ndeshjen ndërkombëtare me Argjentinën gjatë fitores së tyre në “Copa America” ndaj Kolumbisë në Miami.
Sulmuesi u rrëzua para pushimit dhe më pas u detyrua të largohej nga fusha duke e ndjekur ndeshjen nga pankina.
Goli i Lautaro Martinez në kohën shtesë bëri që Argjentina të fitonte 1-0 dhe Messi iu bashkua Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi për të ngritur trofeun e 16-të të Kupës së Amerikës, rekordin e skuadrës së tij.
Inter Miami aktualisht renditet i dyti në tabelën e Konferencës Lindore në MLS.
“Pas një vlerësimi mjekësor, u konstatua se Leo Messi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe progresi i rikuperimit të tij”, sipas deklaratës. /atsh/