Messi kurorëzon Lautaron: Meriton ‘Topin e Artë’
Pas tri golave të shënuar në fitoren 6-0 të Argjentinës përballë Bolivisë, Lionel Messi ka lobuar për shokun e tij të repartit sa i përket garës për “Topin e Artë”.
“Për Lautaro Martinezin nuk mund të them gjë tjetër veç fjalëve të mira. Ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. Në Kupën e Amerikës shënoi gol në finale dhe përfundoi turneun në majën e klasifikimit të golashënuesve. Meriton ‘Topin e Artë’”, ka thënë Messi.