Messi: Kjo Argjentinë është e jashtëzakonshme

Messi: Kjo Argjentinë është e jashtëzakonshme

Asi argjentinas Lionel Messi vazhdon me formën e shkëlqyer në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ylli i Inter Miamit, ka shënuar dygolësh në fitoren e Argjentinës ndaj Perus (2-0).

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, më këtë dygolësh bëhet golashënuesi më i mirë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës me 31 gola të realizuara.

Argjentinasi pas ndeshjes tha se ky ekip është i jashtëzakonshëm. Madje, sipas tij, kjo skuadër është e aftë të bëhet ekipi më i mirë në histori.

“Ky ekip është i jashtëzakonshëm, sa herë që luajnë ata janë shumë afër që të jenë më të mirët në histori. Pas fitores së Kupës së Botës, ne jemi të sigurt, shumë të lirshëm, më të bashkuar dhe të vendosur. Shpresojmë se mund të vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Messi.

Argjentina kryeson tabelën e CONMEBOL me 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluar.

Share This