Messi i përgjigjet Mbappes: Çdo kush vlerëson aty ku luan, disa kampion bote s’luajnë në Evropian
Sulmuesi Lionel Messi i është përgjigjur Kylian Mbappes, pasi ky i fundit deklaroi se Kampionati Evropian është më i vështirë për t’u fituar se Kupa e Botës.
Argjentina e fitoi së fundmi Kupën e Botës duke mposhtur në finale Francën, ndërsa disa javë më vonë ish ylli i PSG-së deklaroi se Evropiani është më i vështirë se Botërori.
Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer Messit, që iu përgjigj së fundmi duke i kujtuar se shumë kampionë të botës nuk marrin pjesë në Evropian.
“Mbappe tha se Evropiani është më i vështirë se Kupa e Botës? Ai gjithashtu tha se skuadrat e Amerikës jugore nuk kanë të njëjtën garë si evropianët. Çdo kush vlerëson aty ku luan”.
“Evropiani është shumë i rëndësishëm, por jashtë saj janë Argjentina që është 3 herë kampione e botës, Brazili 5 herë kampione e Botës, Uruguai 2 herë kampione e botës. Ka shumë kampionë të botës që kanë mbetur jashtë prandaj nuk mund të thuhet se Evropiani është më i vështirë, apo?”.
“Në Kupën e Botës skuadrat më të mira janë aty, të gjithë kampionët janë aty, prandaj të gjithë duan të bëhen kampion”, deklaroi ndër të tjera Messi.
Messi tani synon ta fitojë Kupën e Amerikës sërish në verë me Argjentinën. /nacionale/