Messi humb durimin: Këtë nuk e kam thënë kurrë për djalin tim Mateo…

Messi humb durimin: Këtë nuk e kam thënë kurrë për djalin tim Mateo…

Lionel Messi publikoi një postim në rrjetet sociale, duke mohuar një deklaratë në lidhje me djalin e tij Mateo, që i ishte atribuar dhe që kishte bërë me shpejtësi xhiron e internetit.

Kampioni argjentinas, kampion bote me kombëtaren e Scalonit, u shpreh kategorik: “Është false, nuk i kam thënë kurrë këto fjalë”.

Messi po i referohej disa prej deklaratave të tij të supozuara në lidhje me akademinë e futbollit të zgjedhur për rritjen e djalit të tij:

“Ka disa akademi në Amerikë që donin të nënshkruanin me Mateon, por unë e regjistrova në Miami. Ai është i talentuar dhe mendoj se i ngjan stilit tim kur isha i ri”, fjalët që gjetën menjëherë hapësirë ​​në rrjete sociale dhe në faqe të ndryshme informative.

Para mohimit të personit të interesuar.

Share This