Mesazhi prekës i Pedrit
Barcelona nuk do të mund të llogarisë për disa javë në shërbimet e mesfushorit Pedri.
Spanjolli u lëndua në ndeshjen Athletic Bilbao-Barcelona (0-0), i cili me lot në sy lëshojë fushën e blertë.
Pedri, i cili tashmë ka nisur rikuperimin nga lëndimi, në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh prekës.
“Është e vështirë të ndalësh dhe të fillosh përsëri pas gjithë përpjekjes dhe punës që kemi bërë. Megjithatë, mos dyshoni se lotët e djeshëm të pafuqisë do të kthehen shumë shpejt në lot lumturie. Është e pabesueshme gjithë dashuria që keni treguar orëve të fundit për mua. Për ju, për stafin, për të gjithë rreth meje dhe për veten time, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne kemi ende shumë gëzim për të ndarë”, ka shkruar Pedri.