
Mesazhi i Thaçit në kurorën që la te varri i babait
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka qëndruar sot shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij.
Thaçi në kurorën me lule që la te varri i babait pati një mesazh: “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Ish-presidenti Thaçi aktualisht është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Burojë, në një takim me familjarët e ngushtë.