
Merz mesazh për Trumpin: Gjermania është kthyer në rrugën e duhur
Pasi konservatorët dhe socialdemokratët gjermanë siguruan marrëveshje koalicioni, kancelari potencialisht i ardhshëm, Friedrich Merz, u pyet nëse ka një mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump,
Në anglisht Merz tha se “mesazhi kryesor … është: Gjermania është kthyer në rrugën e duhur”.
“Gjermania do të përmbushë detyrimet e saj në drejtim të mbrojtjes dhe Gjermania është e gatshme të forcojë konkurrencën [tonë]. Dhe kjo nuk është vetëm Gjermania; kjo është Europa, Bashkimi Europian dhe Gjermania do të jetë sërish një partner shumë i fortë brenda Bashkimit Europian dhe ne do ta çojmë Bashkimin Europian përpara.”
Ndërsa, Lars Klingbeil i SPD shtoi: “Jam plotësisht dakord”.