Mertens: Jemi shumë të zhgënjyer me eliminimin, e duam Europa League-n

Mertens: Jemi shumë të zhgënjyer me eliminimin, e duam Europa League-n

Galatasaray i Mertens, Icardi dhe Torreira tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti turk e përfundoi grupin në vendin e tretë përpara Manchester United, pas Bayern Munich dhe Kopenhagen.

Ish-lojtari i Napolit, Mertens, e ka pranuar se skuadra e tij është tejet e zhgënjyer me eliminimin nga elita e futbollit evropian, por ai thotë se trofeu i Europa League është synimin e Gallatës.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer sepse gjatë gjithë fazës së grupeve patëm mundësinë të përfundonim më lart. Por në fund përfunduam në vendin e tretët”, ka thënë ai.

“Është fantastike të luash për këtë klub dhe jam shumë krenar që luaj këtu. Është çmenduri të shohësh se si tifozët gjithmonë janë të pranishëm. Tani ne kemi objektiv fitimin e Europa League”, ka theksuar Mertens.

Share This