Merr tri pikët ndaj Villarreal, Girona ngjitet në krye të La Liga, Reali s’gabon ndaj Las Palmas
Girona merr fitoren minimale 1-2 në transfertë e Villarreal dhe merr kreun e La Ligas.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 49’ që vendasit të zhbllokonin ndeshjen me Parejo që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë në minutën e 56’ Dovbyk barazoi për miqtë, ndërsa në minutën e 61’ Garcia përmbysi rezultatin.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Villarreal që pas javës së shtatë të La Liga renditet në vend të 14-të me shtatë pikë, teksa Girona merr kreun me 19 pikë.
Ndërkohë Real Madrid bind me fitoren 2-0 ndaj Las Palmas në “Santiago Bernabeu”.
Takimi u zhbllokua në minutën e 45+2’ me Brahim Diaz që gjeti golin e parë që pas rikthimit te Real Madrid dhe u dha avantazhin vendasve.
Në fraksionin e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Joselu që dyfishoi avantazhin e Realin dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.
Pas këtij takimi Real Madrid renditet në vend të dytë me 18 pikë, teksa Las Palmas renditet në vend të 17-të me pesë pikë.
Athletic Bilbaoi-Getafe ndajnë pikët në javën e shtatë me takimin që u mbyll me barazimin 2-2.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, pasi Berchiche zhbllokoi sfidën në minutën e 6’.
Ndërkohë në minutën e gjashtë të pjesë së dytë ose thënë ndryshe në minutën e 51’ Alvarez barazoi për miqtë.
Në minutën e 62’ Williams kaloi sërish Bilbaon në avantazh, teksa në minutën e 83’ Latasa barazoi për Getafen.
Pas kësaj jave Bilbao renditet në vend të katërt me 14 pikë, teksa Getafe renditet në vend të dhjetë me tetë pikë. /SS/