Merr fund telenovela, Toni Kroos vendos për të ardhmen e tij

Merr fund telenovela, Toni Kroos vendos për të ardhmen e tij

“Është një vendim që do të merret në muajt e ardhshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Toni Kroos vetëm pak ditë më parë në lidhje me rinovimin e kontratës që skadon qershorin e ardhshëm me Real Madrid.

Por tani, siç raportohet edhe nga gazetari italian, mjeshtëri i merkatos, Fabrizio Romano, mesfushori gjerman do të vazhdojë karrierën e tij te Real Madrid edhe për një tjetër sezon, deri në vitin 2025 dhe gjithçka është kryer.

Tashmë ka mbetur vetëm firma, si pjesë e një formaliteti, pasi klubi spanjoll dhe lojtari kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.

Share This