Merkato nuk mbyllet me Mbappe, “Los Blancos” synojnë dhe Haaland!
“Real Madrid? Askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja”. Janë këto fjalët e Erling Haaland në konferencën e shtypit para ndeshjes me Copenhagen.
Ndërkohë e përditshmja madrilene AS, zbulon se çfarë qëndron pas këtij pozicionimi të sulmuesit norvegjez.
Pikë së pari, fakti se mbërritja e Mbappe te Reali nuk është se mbyll merkaton në hyrje të Los Blancos, pastaj është dhe fakti se Haaland edhe pse është mirë te City, ka ëndërruar gjithmonë fanellën e Realit.
Përfaqësuesja e norvegjezit Rafaela Pimenta ka përfituar nga Manchester City një kontratë veçanërisht favorizuese për klientin e saj. Në të ka një klauzolë që i lejon Haaland të largohet nga vera e 2024 në çdo klub përveç atyre të Premier League. Kjo shifër zvogëlohet vit pas viti.
Nëse sulmuesi do të rinovonte kontratën që skadon në 2027 siç ka dëshirë Manchester City, As këmbëngul se me siguri Pimenta do të vazhdojë të lërë një derë hapur në mënyrë që klienti i saj të mund të ndryshojë fanellë. Dhe e vetmja fanellë për të cilin është i interesuar Haaland është ajo e bardhë e Realit.
Për Florentino Perez gjithsesi qëndron problemi se i duhet të shpenzojë një shumë të konsiderueshme që mund të jetë një problem edhe për një klub të pasur si Reali. Stadiumi i ri do t’i lejojë klubit të krijojë burime të tjera ekonomike, flitet për 150 milionë më shumë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Logjika e tavanit të pagave mund të përbëjë një tjetër problem, duke qenë se është lajmëruar për shembull se Mbappe nuk do të fitojë më shumë se Bellingham, duke marrë 30 milionë euro në sezon, që janë më pak se gjysma e asaj që fiton te PSG apo asaj që pak a shumë merr Haaland te City.
Për norvegjezin ndërkohë qëndron problemi i të drejtave të imazhit, që në Manchester menaxhohet krejtësisht nga lojtari ndërsa në Madrid politika e klubit është që merr gjysmën, një çështje që ka qenë në diskutim edhe me stafin e Mbappe. Të gjitha çështje që gjithsesi mund të tejkalohen nga dëshira e Haaland për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur me Realin e Madridit, gjithmonë sipas asaj që pretendon AS. /SS/