“Merkato e dështuar, ky Milan nuk është ekip! Kur ne afruam Rijkaard… “
Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar e Milanit, ka analizuar situatën e vështirë të Milanit.
Duke theksuar se kuqezinjtë gabuan në merkaton verore, mendim të cilin e shpjegon për GDS.
“Për mendimin tim janë bërë gabime në merkaton e verës. U blenë vetëm lojtarë të huaj, të cilët nuk vinin nga eksperienca të shkëlqyera. Dhe për më tepër, ata duhej të përshtateshin me futbollin italian.
Edhe kampionët e mëdhenj kanë patur vështirësi për t’u përshtatur në futbollin tonë. Nëse ndërton një ekip krejtësisht të ri duke u bazuar te lojtarët e huaj, atëherë është e nevojshme të kesh durim.
Por durimi në futboll, siç e dimë, është një cilësi e rrallë. Milani ka marrë lojtarë pa e ditur se cilat janë pikat e tyre më të forta dhe më të dobëta. Një futbollist, përpara se të firmosësh me të, duhet të vlerësohet, ndiqet dhe njihet.
Kur afruam Rijkaard te Milani, unë e monitorova nga afër për 15 ditë radhazi. Në raportimet e bashkëpunëtorit tim shkruheshin edhe zakonet e tij të të ngrënit”, kujton Sacchi.