
“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse…” – A e thumboi Egli Gjestin me këtë postim?
Teksa po diskutohej në Prime për daljen e saj nga shtëpia, Egli Tako bërë një reagim në InstaStory.
“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj. Gëzuar 8 marsin”, ka shkruar Egli Tako.
Nuk dihet nëse ky është një ‘diss’ për Gjestin.
Kujtojmë se aktorja u largua nga shtëpia me vendim të vëllait të madh për shkaqe shëndetësore.
Po sapo nisi Prime, Ledion Liço e pyeti Gjestin si është ndjerë këto ditë.
Gjesti: “Jo, të mira nuk jam munduar t’i mbuloj me të qeshura. Për shumë gjëra, nuk më ka bërë mirë ikja e saj, po më mungon”.