
Mendes nis negociatat me Besiktasin për Fati-n
Agjenti Jorge Mendes po punon intensivisht për t’i gjetur një klub të ri sulmuesit të Barcelonës, Ansu Fati.
Krerët e Barcelonës e ka inkurajuar Fati-n të gjejë një klub të ri, pasi ata po kërkojnë të krijojnë hapësirë në bilancin e pagave për një transferim të vonshëm.
Sipas “Relevo”, Mendes tani ka nisur bisedime me Besiktas dhe Ajax për një transferim të mundshëm të Fati-t.
Të dy klubet po kërkojnë të marrin lojtarin në formë huazimi me opsion për blerjeje në fund të këtij sezoni.
22 vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në La Liga për Barcelonën këtë sezon të garave.