Memli Krasniqi mirëpret në PDK Gjeneralin Xhevahir Geci
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti Gjeneralin Xhevahir Geci.
Kryetari Krasniqi, duke vlerësuar lartë kontributin e Gecit për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës, njoftoi se ai do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Si epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e më vonë si gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai ka shërbyer me guxim, lidership e vizion. Vlerat e tij personale dhe përvoja e tij profesionale, e bëjnë Gjeneral Gecin një aset të çmuar për ekipin tonë, në misionin për të ndërtuar një Kosovë ma të mirë. Prandaj, është nder dhe kënaqësi e madhe ta kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë. Mirë se vjen, Gjeneral”, tha lideri i PDK-së.
Ndërsa, Xhevahir Geci tha se po i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës për të shërbyer në fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.