Melo: Dani Alves dhe Robinho duhet të burgosen
Ish-mesfushori i Interit dhe Juventusit që tashmë luan me Fluminensen në Brazil, Felipe Melo, ka folur së fundmi për dy ish-lojtarë brazilianë të cilët kanë kryer vepra të rënda siç është përdhunimi.
Në një prononcim të bërë për mediet, Melo u deklarua publikisht kundër Dani Alves dhe Robinhos, të dy autorë në përdhunime.
“Dani Alves dhe Robinho duhet të bëjnë burgun, pasi e meritojnë! Ata duhet të paguajnë pasojat e veprimeve të tyre. Nuk më intereson se sa të famshëm janë apo se janë brazilianë si unë. Unë kam një vajzë 15 vjeçe dhe si baba e kuptoj se sa dhimbje të madhe shkaktojnë akte të tilla kriminale. Nëse unë do isha në vendin e baballarëve të atyre vajzave që janë përdhunuar, do të hakmerresha personalisht”, deklaroi ai.