
Mehmetaj: Albin, populli s’ti dha 500k – ec prej shpije
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas publikimit të EXIT POLL-eve nga televizionet për zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën sot.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka thënë se VV ka tentuar të shkatërrojë një demokraci që është krijuar në Kosovë, mirëpo që dështoi, shkruan lajmi.net.
Sipas Mehmetajt, Kurti “duhet të shkojë në shtëpi”, sepse kërkoi 500 mijë vota dhe populli nuk ia dha.
Postimi i plotë i Mehmetajt:
Kosova e fitoi nje beteje te rendesishme ne luften qe s’ka perfunduar me komunistet e vonuar.
Kosova eshte demokracia me e konsoliduar ne Ballkan.
Vetevendosje deshi ta shkaterroje kete demokraci te ndertuar me aq mund po s’ia doli.
Albin Kurti tha se pa mi dhene 500k une s’mund te qeverise.
Populli nuk ia dha.
Ec prej shpije tash.