Mediumi zviceran: A u dëmtua Kosova ndaj Zvicrës?
Gazeta zvicerane “Blick” ka pyetur tifozët nëse Kosova u dëmtua ndaj Zvicrës.
Sipas tyre, “Dardanët” ndoshta mund të kishin një penallti në momentin kur Akanji faulloi Vedat Muriqin.
Gjyqtari e vlerësoi si simulim të yllit së Mallorcas, mirëpo shihet më së miri se kishte kontakt.
Kësisoj, “Blick” shkruan se Kosova e meritoi penalltinë kundër Zvicrës.
Sidoqoftë, Kosova arriti ta fitojë një pikë me një gol të minutave shtesë, qe shton shpresat për kualifikimin e mundshëm.
“Dardanët” në xhiron e radhës do të përballen me Rumaninë në Bukuresht, ku duhet me patjetër fitorja.