Mediumi rumun shkruan për futbollistët kosovarë: Kanë impresionuar në Rumani
“Në Superligë kanë ardhur disa futbollistë nga Kosova dhe paraqitjet e tyre kanë bërë që të kërkohen lojtarë tjerë kosovarë”.
Kështu shkruan në shkrimin e gazetës rumune ‘Pro Sport”, të publikuar të martën.
“Aktualisht në Superligën e futbollit të Rumanisë janë gjashtë futbollistë që përfaqësojnë Kosovën: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Florent Hasani, Albin Berisha, Astrit Selmani dhe Rion Zejnullahu”, shkruan “Pro Sport”.
Të hënën u raportua se Cluji rumun do t’i nisë bisedimet me Ballkanin për dy mbrojtësit, Lumbardh Dellova dhe Armend Thaqi.
Cluji është në garë me Universitatea Craiovan për vendin e dytë, pozitë që siguron kualifikimet për edicionin e ardhshëm në Ligën e Konferencës. Cluji synon titullin në edicionin e ri.