Mediet spanjolle: Koha e Ancelottit në Real po përfundon

Mediet spanjolle: Koha e Ancelottit në Real po përfundon

Pavarësisht se luftoi deri në fund, Real Madridi të shtunën q ëlamë pas, u mposht nga Barcelona në finalen e Copa del Rey, një humbje që ka rritur presionin mbi trajnerin Carlo Ancelotti.

Kjo situatë ka përshpejtuar afrimin e tij drejt kombëtares së Brazilit, që tashmë ka bërë një hap të madh drejt nënshkrimit me italianin.

Sipas “Cadena COPE”, koha e Ancelottit te Real Madridi pritet të përfundojë sapo të mbyllet ky sezon.

Kjo nënkupton se ai nuk do të jetë në krye të bardhezinjve gjatë Botërorit të Klubeve.

Ndërkohë, “Marca” raporton se pritet një takim vendimtar mes Ancelottit dhe presidentit Florentino Perez për të zyrtarizuar ndarjen.

Në anën tjetër, Xabi Alonso, aktualisht trajner i Bayer Leverkusen, thuhet se është opsioni më i mundshëm për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Share This