Mediet spanjolle: Ancelotti ka vendosur të largohet nga Reali

Mediet spanjolle: Ancelotti ka vendosur të largohet nga Reali

Carlo Ancelotti dhe Real Madrid janë gati të thonë lamtumirë.

Sipas asaj që raportoi “Radioestadio Noche” në Onda Cero, pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2026, trajneri ka vendosur të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, pavarësisht rezultateve që arrin të marrë.

Pasi kishte jetuar dy eksperienca të mrekullueshme në Madrid që e bënë atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e Los Blancos, “Mbreti Charles” do ta konsideronte të përfunduar ciklin e tij në krye të ‘Merengues’ dhe do të planifikonte të ardhmen e tij larg Spanjës.

Të lëmë pas vitet 2013-2015 me pushtimin e “Decima” dhe ato të vitit 2021 që e rikthyen klubin drejt suksesit në Evropë pas tre Champions League radhazi të vendosura në bord nga Zidane sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por tani duket se ka ardhur koha që Ancelotti të vazhdojë përpara.

Emri i tij ishte lidhur së fundmi me bankinën e Brazilit, por nënshkrimi i rinovimit me Real Madridin në dhjetor 2023 kishte bërë që të zhdukej ideja e një ndryshimi. Një ndryshim që mund të arrijë në qershor.

Vendi i tij mund të merret nga Xabi Alonso. Për momentin ish-lojtari i “Los Blancos” është në sezonin e tij të tretë si trajner i Bayer Leverkusenit, por ideja për t’u rikthyer në Madrid e intrigon shumë.

Një situatë që, pa zgjidhje të tjera, e vendos atë në krye të listës së trajnerëve që konkurrojnë për t’u bërë trashëgimtari i Ancelottit.

Share This