
Mediet franceze: PSG-ja mund ta transferoj gjatë verës Zhegrovën
Disa mediume në Francë kanë raportuar se Paris Saint-Germaini, mund ta transferoj gjatë verës Edon Zhegrovën.
Kalimi i Zhegrovës nga Lille te skuadra e PSG-së, mund të realizohet gjatë verës së këtij viti, shkruan të mërkurën “wyfoot.fr” e po ashtu e dhe “Foot Sur 7”.
Zhegrova po i mungon Lillet shkaku i lëndimit të pësuar më 14 dhjetor, në barazimin 1:1 ndaj Marseillet në “Velodrome”.
Për Zhegrovën, telashet në ije erdhën në kohë shumë të keqe.
Në 21 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Zhegrova, ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime. Kishte shkëlqyer në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe skuadrave tjera të mëdha.