Mediet evropiane: Bayern-Real, Klasikja e Evropës
Dueli i vitit mes Bayern Munich dhe Real Madridit ka zënë sot vend në një pjesë të madhe të faqeve të para të gazetave spanjolle, gjermane dhe angleze.
Kështu në Spanjë e përditshmja madrilene “Marca”, hapej me titullin “Ferri është Madridi”.
Ndërsa “AS” ka zgjedhur një titull disi më neutral, “Klasikja e Evropës”.
Të përditshmet britanike janë fokusuar më tepër në duelin mes Harry Kane dhe Jude Bellinghamit.
“Më i miri nga armiqtë. Kane dhe Bellingham përgatiten për të braktisur për një natë vllazërinë dhe të nisin betejën për Champions League”, shkruan “The Guardian”.
Edhe “Daily Mail” i është referuar sfidën mes dy anglezëve duke cituar Kane, “Hej Jud, po vijmë!”.
Për “The Sun” ndeshje e sotme është njëra prej atyre që nuk duhet të humbur dhe e kanë prezantuar me një baner si ato të mbrëmjeve “Oscar”.