Mediet e huaja për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Mediet e huaja për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Qeveria e Shqipërisë pret që numri i vizitorëve të huaj të trefishohet gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, shkruan Telegraph. Ndërsa Express shkruan se kjo ka çuar në “panik” në vend, pasi ekziston frika se turizmi po rritet më shpejt, sesa mund të përballojë,

Shqipëria ka qenë prej kohësh një perlë e fshehur për turistët në Evropë. Përveç plazheve me rërë dhe temperaturave të nxehta të verës, turistët u tërhoqën nga atraksione të tilla si burimi malor i Syrit të Kaltër, teleferiku Dajti Ekspres, që i çon turistët në mal dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Por Shqipëria ka parë industrinë e saj të turizmit të shpërthejë në vitet e fundit. Vendi pati rreth dhjetë milionë vizitorë në vitin 2023, një rritje prej 56 për qind, krahasuar me vitet para pandemisë.

Kjo e bën Shqipërinë destinacionin e pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë. Turizmi i Shqipërisë po rritet i treti më shpejt në botë, i mposhtur vetëm nga Katari (89 për qind midis 2019 dhe 2023) dhe Porto Riko (58 për qind).

Qeveria shqiptare pret deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030, më shumë sesa presin Portugalia ose Kroacia sot.

Shqetësime për bumin e turizmit

Por Uesli Didani nga faqja lokale e lajmeve Saranda Web i thotë Telegraph-it se ka shqetësime se bumi i turizmit po ndodh më shpejt nga sa është e menaxhueshme.

“Disa projekte ndërtimi janë kryer pa planifikim të duhur. Në qytete bregdetare si Saranda, ka pasur degradim mjedisor për shkak të hedhjes së mbeturinave të ndërtimit në det”, thotë Didani.

Didani thotë gjithashtu se vendasit po përjashtohen nga tregu i banesave, ngjashëm me atë që është parë në destinacione turistike si Mallorca, për shkak të vizitorëve të huaj.

«Turizmi masiv ka rritur çmimet në zonat bregdetare, duke i bërë qiratë dhe shërbimet të papërballueshme për banorët», thotë Didani.

Share This