Mediat zvicerane e shohin pozitive mungesën e Muriqit në duel me Zvicrën: Në shtator ai na rrëzoi

Mediat zvicerane e shohin pozitive mungesën e Muriqit në duel me Zvicrën: Në shtator ai na rrëzoi

Në shtator, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e rrëzoi Zvicrën pothuajse në sekondën e fundit të ndeshjes.

Goli i tij i vonuar bëri që rezultati të jetë  2-2, dhe i hoqi tre pikët kombëtares son”, kështu e nis shkrimin gazeta e madhe zvicerane Blick, pas lajmit se Vetat Muriqi do të mungojë.

Ylli dardanë pësoi një lëndim në sfidën me Izraelin dhe u desh para kohë të dalë nga fusha dhe sot u bë zyrtare se ai do të mungojë në dy sfidat me Zvicrën dhe Bjellorusië.

“Të shtunën e ardhshme (20:45) Zvicra do të përballet sërish me Kosovën. Megjithatë, këtë herë kosovarët nuk do të mund të llogarisin në sulmuesin e tyre më të mirë. Sulmuesi i Mallorca-s, i quajtur “El Pirate” nga tifozët në ishullin Balearik, është dashur të zëvendësohet për shkak të lëndimit në ndeshjen e kaluar të Kosovës kundër Izraelit.

Siç ka treguar tani një ekzaminim më i thelluar, golashënuesi rekord kosovar (26 gola) pësoi një lëndim që do ta mbajë jashtë fushës për dy ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar Blick, raporton ballkani.info.

Kosova e Zvicra ndeshën të shtunën nga ora 20:45 në Basel.

Share This